FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” nga Italia, drejtori i Juves takim të fshehtë me trajnerin e njohur

Juventus është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Massimiliano Allegrit. Emrat që qarkullojnë në mediat italiane, por dhe ata ndërkombëtare janë të shumtë, por ende nuk ka asnjë tratativë konkrete, të paktën kështu kanë thënë në ditët e fundit drejtuesit e ekipit torinez.

Një zhvillim interesant po ndodh së fundmi në Milano. Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici është parë duke hyrë në “Palazzo Parigi Hotel”. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakonte, por fakti që në të ndodhet edhe trajneri Pep Guardiola e bën edhe më intriguese situatën

Strategu spanjoll ka mohuar se do të largohet nga Manchester City, por fotoja e shpërndarë së fundmi nga mediat italiane, ka ndezur edhe më shumë zërat, që e lidhin me një transferim të mundshëm te kampionët e Italisë për të bërë realitet ëndrrën e tyre. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?