“Bomba” nga Italia: Hysaj mund të lërë Napolin që në janar
Elseid Hysaj është gjithnjë e më larg Napolit. Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk po arrin që të gjejë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me të kaltrit, madje kohët e fundit nuk është më as titullar. Agjenti i tij Mario Giuffredi ka folur për të ardhmen e mbrojtësit shkodran teksa ishte i ftuar në programin “Radio Marte”.
“Në Champions League, Ancelotti ka zgjedhur të luajë me Maksimovic, por është një zgjedhje që duhet kuptuar, nuk duhen bëra polemika me trajnerin. Megjithatë nuk mund të thuhet se është një futbollist mediokër.
Rinovimi? Sa i përket Hysajt me kalimin e kohës situata mund të bëhet më e qartë. Ekziston një klauzolë që Hysaj mund të largohet në janar ose në qershor, por gjithçka do të vendoset në bashkëpunim me drejtuesit. Kemi vendosur që të rinovojmë kontratën pa asnjë klauzolë, shpresoj që deri ë shkurt gjithçka të jetë mbyllur”, deklaroi agjenti i Hysajt.
Mbrojtësi shkodran mund të transferohet tek Chelsea, atje ku Sarri e pret krahëhapur. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

