“Bomba” nga Italia, Juventus ëndërron Zidane për stolin
Zinedine Zidane mund të ribashkohet me Juventusin, por tashmë si trajner. Andrea Anjeli ka gati rikthimin e strategut e strategu francez në Torino, ndoshta që tani në vendin e Alegrin. Fjalët e Zizu në konferencën për shtyp kanë “ndezur ëndrrat” e tifozëve bardhezi.
“Këtu te Reali unë jam një nga shumë, jam kalimtar. Kam një kontratë deri në vitin 2020, por kjo nuk do të thotë asgjë”. Kampionati i dobët këtë sezon mund të sjellë lamtumirën dhe më pas një rikthim në Torino: “Kam një lidhje të veçantë me Juven. Një ditë do të rikthehem”, ka thënë ai në një deklaratë në vitin 2016 pak pasi fitoi ndeshjen e parë me Atletikon.
Një La Liga, 2 Champions, dhe trofe të tjerë si Superkupa Uefa, Kupa e Botës dhe Superkupa e Spanjës janë në listën e trofeve të francezit si trajner. Karriera e tij ka nisur menjë rritje të madhe.
“Corriere della Sera” shkruan se pas zërave në merkato për një largim, dhe shfaqjes së Lëv si kandidat për ta zëvendësuar, kanë nisur dhe kontaktet e para me drejtuesit bardhezi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

