FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” nga Italia: Reali dhe PSG gati të nënshkruajnë me Bufon

Xhanluxhi Bufon ka zyrtarizuar sot lamtumirën nga Juventusi përmes një konference për shtyp, pas 17 viteve shërbimi në klubin bardhezi, por për habinë e të gjithëve nuk ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur, siç pritej. Portieri italian është shprehur se ka marrë “oferta shumë stimuluese”, dhe do të vendosë në javët në vijim.

“La Gazzetta dello Sport”  ndërkohë shkruan se ai ka hedhur poshtë propozime nga SHBA, Kina, Boka Juniors, pasi ai dëshiron që ta mbyllë në një klub të nivelit të lartë. Oferta më tunduese vjen nga Liverpuli i Jurgen Klop.

Real Madridi dhe PSG kanë qenë skuadrat e fundit, që kanë hyrë në skenë. Klubi mbretëror spanjoll do ta kishte për nder të bënte të vetin një nga objektivat e veta më të lakmuara në dekadën e fundit, edhe pse nuk është e qartë nëse Zinedine Zidane do ta aktivizonte si titullar, apo si zëvendës të Keilor Navas. PSG, ndërkohë, nuk ka asnjë kundërshtim për të bërë një përpjekje për një portier 40 vjeç, sepse nuk është i kënaqur nga paraqitja e Alfons Areola dhe Kevin Trap.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?