Bomberi i Seria A me synime të qarta: Do provoj të thyej rekordin e Batistutës

Krzysztof Piatek është njeriu i momentit në Serinë A, pasi ka shënuar 8 gola në 6 javët e para të kampionatit italian. I ardhur nga Cracovia e kampionatit polak, sulmuesi i Genoas, ka shënuar në të gjitha ndeshjet, dhe synon që të arrijë rekordin e Batistutës me 11 gola radhazi.

“E di që rekordi mbahet nga Batistuta, që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi dhe do të provoj ta thyej, por do të jetë shumë e vështirë. Kjo pasi këto javë do të përballemi edhe me skuadra si Interi e Juventusi, që të lejojnë vetëm një, ose asnjë rast shënimi, ndaj kjo e vështirëson punën”, deklaroi sulmuesi polak.

Pietak ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha italiane e europiane, duke filluar nga Interi e Juventusi, për të vijuar me Manchester United, Barcelonën dhe të tjera, që po monitorojnë me kujdes zhvillimin e tij. Sulmuesi ka pranuar se pas disa muajsh nuk e di se ku do të jetë e ardhmja e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?