FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boniek: Kemi ekip më të mirë se Shqipëria, këto ndeshje s’kanë nevojë për trajner!

Polonia luan gjithçka mbrëmjen e sotme, duke pasur shansin e fundit për të arritur në zonën Play Off. Për të ulur presionin, Polonisë i vjen në ndihmë një legjendë e saj, Zbignieë Boniek, i cili është i bindur se përfaqësuesja e tij do të dalë e fituar.

“Pa diskutim që jemi skuadër më e mirë në termat e futbollit, por kjo nuk mjafton që të themi që do ta kemi të lehtë të fitojmë. Duhet të jemi të përqendruar. Nuk mund të bëjmë gabime. Ndeshje të tilla nuk kanë nevojë për trajnerë. Futbollistët që janë në fushë duhet të marrin përgjegjësi të plotë për rezultatin final të ndeshjes. Gjithsesi, unë jam i bindur që do të fitojmë”, deklaroi Boniek.

Boniek ka shënuar 24 gola në 80 ndeshje që ka luajtur me përfaqësuesen, ndërkohë që drejtoi për gati një dekadë Federatën Polake të Futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?