FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bota e futbollit me sytë nga Dublini, hidhet shorti për eliminatoret e Euro 2020

Sot në mesditë, në orën 12:00, në Dublin të Irlandës do të nisë rrugëtimi për në Euro 2020, pasi do të hidhet shorti për fazën eliminatore të këtij kompeticioni.

Të 55 përfaqësueset europiane, të ndara në 6 vazo të ndryshme, do të njohin sot kundërshtarët e tyre në rrugën drejt Euro 2020, ndërsa pas shortit do të formohen 5 grupe me 6 skuadra dhe 5 të tjerë me 5 skuadra.

Kombëtarja shqiptare është e pozicionuar në vazon e 4-t dhe “kryqëzon gishtat” për një short të favorshëm, për të synuar për herë të dytë radhazi pjesëmarrjen në këtë eveniment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të parë në eliminatore do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila pasi kreu një fushatë shumë të mirë në ligën e Kombeve, është gati të synojë një objektiv më madhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova bën pjesë në vazon e pestë dhe ashtu si Shqipëria, do të lutet për të mos u përballur me kundërshtarë shumë të fortë në vazot paraardhëse.

Ndarja e 55 Përfaqësueseve sipas vazove, para shortit:
Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.
Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?