Bota mban frymën, sonte “Superclasico” luan betejën e fundit

Argjentina dhe jo vetëm, mbajnë frymën sonte pasi River Plate pret Boca Juniors në “Estadio Municipal” për të përcaktuar fituesen e Kupës Libertadore. Një finale jo si gjithë të tjerat dhe kjo duket në stërvitjen që Boca Juniors ka kryer ditën e djeshme. Në stadium për të parë seancën e fundit të hapur për publikun kanë qenë 49 mijë tifozë, aq sa në finalen e parë të përfunduar me shifrat 2-2.

Në këtë kompeticion I cili është ekuivalenti I “Champions League” nuk vlen goli në fushë kundërshtare, ndaj për të ngritur kupën dy skuadrat duhet të fitojnë me patjetër. Më e favorizuar është River Plate, pasi sonte luan në fushën e saj dhe do të ketë mbështetjen e 62 mijë tifozëve. Kjo është finalja e fundit që luhet me dy ndeshje dhe e para mes këtyre dy skuadrave, të cilat pritet të eklipsojnë sfidat më të rëndësishme të fundjavës në Europë.

Superklasiko siç njihet ndryshe do të transmetohet direkt në katër anët e botës, duke thyer rekordin e një ndeshje të amerikës latine. Mungesa më e madhe do të jetë për River Plate, që do të duhet të bëjë pa sulmuesin Pavon që herë pas here thirret edhe në kombëtaren argjentinase. Vendin e tij pritet ta marrë njëri mes Karlos Tevez, Zarate dhe Almendras.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?