FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Botërori, ishullorët duan turneun në 2030

Në 6 vitet e fundit Britania e Madhe ka organizuar me sukses Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Londrës, botërorin e Regbit, lojërat e Komënuellthit, një start të turit të Francës dhe Ligën e regbit. Por tani ishullorët kërkojnë të sigurojnë për të ardhmen një turne madhor si botërori i futbollit, të ndikuar dukshëm dhe nga entuziazmi i kësaj vere dhe rezultatet në Rusi.

Federatat e Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës janë duke biseduar për të formalizuar kandidaturën e përbashkët, dhe kanë marrë gjithashtu bekimin e qeverive për ti mbështetur financiarisht.

“Pas entuziazmit në kupën e botës këtë verë, po punojmë për një plan të përbashkët për të fituar organizimin e kupës së botës në 2030. Nëse federatat bien dakord, do kenë mbështetjen totale tonën”, tha Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?