Botërori me 48 skuadra, Duka: Për shqipërinë mbetet një ëndërr

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë të dhënë për “Top Channel” ka folur pas vendimit të FIFA-s, për rritjen e numrit të skuadrave në botërorin e vitit 2026, duke e çuar numrin në 48.

Një mundësi që i jep shumë shanse kombëtareve të vogla që të kualifikohen, ku dhe shqipëria është pjesë e kësaj liste e cila nuk është kualifikuar asnjëherë në finalet e një kampionati botëror.

Megjithatë, Duka u shpreh se pavarsisht këtij miratimi të FIFA-s që është shumë pozitiv, kualifikimi i shqipërisë për në botëror do të mbetet gjithmonë i vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për të qenë realistë, në gjuhën sportive për shqipërinë është gjithmonë e vështirë pjesëmarrja në finalet e botërorit, sepse numri i skuadrave pjesëmarrëse në botëror, pavarësisht se do të rritet, kuota që do të marrë europa mund të jetë 5-6 skuadra më shumë. Kjo do të thotë që pak a shumë dy vendet e para, ose një pjesë e mirë e dy vendeve të para dhe 70-80 përqind e vendeve të dyta do të kualifikohen për në botëror. Është një mundësi më shumë, por nuk është se zvogëlon shumë distancën e të qënit një ekip i kualifikuar. Gjithsesi mbetet një ëndërr, një objektiv i ekipit shqiptar që urojmë ta realizojmë një ditë. kemi marrë pjesë njëherë në europian, por kjo  nuk do të thotë që jemi një ekip pjesëmarrës i përhershëm. Duhet ta tentojmë gjithmonë sepse pjesëmarrja në europian është më e mundshme dhe duhet të ëndërrojmë botërorin. Urojmë që një ditë ta shohim veten atje. tha Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?