Braida: Insigne është perfekt për lojën e Barcelonës!
Ish-drejtuesi i Barcelonës, Ariedo Braida i ka sugjeruar katalanasve që të transferojnë Lorenzo Insignen, pasi sipas tij është perfekt për lojën e tyre.
“Insigne është profili perfekt për Barcelonën. Është i zoti e thonë të gjithë, jo unë. Është maturuar dhe përmirësuar shumë. U pëlqen shumë skuadrave, edhe Barcelonës, ka karakteristikat e duhura për mënyrën e lojës së tyre.
Klubet duhet të mendojnë për llogaritë e tyre. Nëse do të isha Insigne, do të vijoja të qëndroja te Napoli”, tha Braida. Pas një Evropiani shumë të mirë, e ardhmja e Insignes është vënë në dyshim te Napoli, pasi deri më tani ka fituar shumë pak. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

