Braktisi Vllazninë për një javë, Canaj zbulon arsyen e largimit nga Shqipëria
Agim Canaj rikthehet te Vllaznia.
Pas një jave mungesë, trajneri vlonjat rinis stërvitjen me ekipin shkodran. Tekniku kishte udhëtuar drejt Anglisë për të qënë prezent në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij, në një kohë që historitë e kërcënimeve kanë qënë shumë intensive dhe prezente te klubi verior.
Por dje Canaj ka zbritur në fushën stërvitore, ku ka nisur punën me skuadrën për të arritur objektivat sezonal. Gjatë këtyre ditëve është përfolur shumë nëse Canaj do të kthehej apo jo në krye të pankinës së Vllaznisë, por rikthimi i tij i dha përgjigje shumë skeptikëve.
Gjithçka nisi para takimit me Besëlidhjen, ku ishte kërcënuar që të aktivizonte disa futbollistë të veçantë ndaj lezhjanëve. Vetë tekniku ishte shumë i shqetësuar nga gjendja e krijuar, por duket se ujërat janë qetësuar tashmë te Vllaznia.
KOHA JONË SONDAZH

