Brazili fiton në “frymën e fundit” miqësoren ndaj Argjentinës, vendos Miranda (VIDEO)

Brazili ka fituar në fundin e kohës së rregullt, minimalisht 1-0 Argjentinën në miqësoren e luajtur në “King Abdullah Stadium” në Arabinë Saudite. Selecao në fakt ishte dominues për pjesën më të madhe të ndeshjes, por munguan rastet e pastra për shënim, duke e kthyer në një ndeshje të mërzitshme.

Neymar ishte futbollisti që bënte diferencën në fushën e lojës me veprimet e tij, por ylli i PSG nuk mundi që të konkretizonte rastet e tij edhe për shkak trë ndërhyrjeve të shumta që pësonte.

Në krahun tjetër Dybala dhe Icardi nuk lanë gjurmë edhe pse kishin një mundësi të mirë për të treguar vlerat e tyre në mungesë të Messit. Në minutën e 93-të, Brazili më në fund gjeti rrugën e rrjetës, me Mirandën, i cili kërceu para portierit Romero duke dërguar topin në rrjetë./Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?