Brazili i bën propozimin zyrtar Ancelotti-t, gati takimi në Spanjë

Brazili është ende në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Tites. Mediet ndërkombëtare kanë ngritur hipoteza për shumë emra të mundshëm, në Spanjë po qarkullon lajmi se drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit i kanë bërë ftesë zyrtare Carlo Ancelotti-t.

Italiani ishte një prej emrave që u përfol edhe në fillim, ndërsa drejtuesit brazilian i kanë kërkuar trajnerit një takim në Spanjë për t’i propozuar atij ofertën dhe projektin për të ardhmen.

63-vjeçari nuk ka drejtuar asnjëherë më parë në karrierën e tij një përfaqësuese, por tani ka një mundësi për ta bërë realitet. Mund të jetë dhe aventura e tij e fundit si strateg, pasi është shprehur shpesh herë se po mendon largimin nga trajningu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?