Brdaric: Kemi disa gjëra pezull ndaj Teutës … duhet të jemi cinik në sulm
Vllaznia kërkon hakmarrjen për humbjen e finales së Superkupës kundër Teutës. Trajneri Thomas Brdaric është i motivuar së tepërmi nga suksesi në javën e parë ndaj Laçt teksa u ka bërë thirrje lojtarëve që të jenë të fokusuar për të marrë 3 pikët e radhës.
“Mezi po e presim këtë sfidë, jemi gati dhe të gjithë, përfshirë dhe mua. Jemi të inkurajuar që të japim maksimumin tonë. E rëndësishme është të kemi mbështetje nga tifozët dhe të luajmë si ekip. Të jemi gati në çdo mënyrë të mundshme.
Fitorja me Laçin ka krijuar një atmosferë të mirë, por le fokusohemi tek ajo që duam. Është një rrugë e gjatë, të besojmë tek atmosfera, sepse po bëjmë një punë të madhe çdo ditë. Nëse fokusohemi sa duhet në lojë, do të jemi më të suksesshëm. Nesër do jetë ndeshje e rëndësishme, sepse do luajmë me Teutën, skuadër me të cilën i kemi disa gjëra pezull …Të mos flasim shumë, pasi jemi të përqendruar te fusha e lojës.
Hakmarrje me Teutën? Kemi vetëbesim, sepse ekziston dëshira e madhe për tri pikë. Duhet të jemi më konkretë dhe cinikë në sulm. Përvoja e fundit në Superkupë na dhemb, duhet të mësojmë prej saj. Lojtarët duhet të bëjnë ndonjëherë më shumë se limitet e tyre.
Kemi biseduar me lojtarët për ndeshjen e shkuar, jemi të kënaqur për 5 golat. Kemi folur për këtë, por edhe sesi i pësuam tre gola. Fitorja ndonjëherë arrihet edhe me një gol, nuk i dihet sesi shkon ndeshja. Mbrojtja duhet të përmirësohet. Jo vetëm mbrojtësit punojnë për këtë, por edhe pjesa tjetër e ekipit. Të mos ndryshojmë parimet tona, sepse jemi ekip ofensiv dhe me këtë identifikohen tifozët tanë”.
Shkodranët e Teutës dhe deklarata e Hasanbelliut? Nuk jam i interesuar të jap asnjë përgjigje për këto deklarata, të jemi të fokusuar te ndeshja. Të jemi të duruar, nuk kam 11 lojtarë në dispozicion, por në fushë mund të hedh vetëm aq. Të jemi të duruar, sepse të gjithë kanë mundësitë e tyre. Do të luajmë tri ndeshje në javë dhe në fund të ditës e rëndësishme është të kemi sukses”, deklaroi Brdaric.