FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brdaric: Na pret një ndeshje e fortë me Ael Limasol, të luajmë më fortë!

Vllaznia do përballet për turin e dytë të Conference League në transfertë kundër të Ael Limasol. Qipriotët janë favorit në letër, por shkodranët shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv. Para ndeshjes ka folur trajneri Brdaric.

“Mendoj se lojtarët e mi janë gati për një ndeshje të madhe. Ael Limasol është një ekip shumë serioz dhe duhet të jemi përgatitur për një ndeshje të madhe. Ne duhet të shkojmë atje me shumë vetëbesim, duhet të jemi përgatitur shumë fort, sepse presim një kundërshtar agresiv dhe sulmues.

Ndoshta do kenë edhe një shtysë nga atmosfera sepse do kenë rreth 75% të tifozëve në stadium. Duhet të përgatitemi më fort se në ndeshjen e parë, duke qenë se presim një ndeshje shumë të fortë”, tha strategu kroato-gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që që sot UEFA vendosi që ndeshja të mos luhet në orën 16:30, por në 19:00 për shkak të temperaturave të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?