Brdaric sfidon Skënderbeun dhe i përgjigjet trajnerit Daja: Ne kemi 5 pikë, ata dy!
Thomas Brdaric doli në konferencë për shtyp këtë të premte për të analizuar sfidën e Vllaznisë ndaj Skënderbeut. Strategu i njohur iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të trajnerit të Partizanit Ilir Daja se ekipi i tij ishte inekzistent në fushë.
“Nuk duhet t’i lejojmë hapësirat që kërkojnë dhe jemi gati për këtë ndeshje të radhës me Skënderbeun. Mendoj se përballja me Partizanin ishte e fortë dhe ata kanë dëshirë të fitojnë me ne. Ishin mirë në mbrojtje, ne lamë hapësira në prapavijë dhe ata përfituan.
Deklarata e Ilir Dajës? Secili duhet të shohë ekipin e vet, ne kemi pesë pikë dhe ata kanë dy. Nëse arbitri nuk do kishte gabuar te goli për pozicionin jashtë loje, ne do kishim marrë tri pikë dhe do flisnim ndryshe. Ajo shkoi dhe tani të përqendrohemi te Skënderbeu.
Objektivi? Jemi një grup në zhvillim dhe do kemi ulje-ngritjet tona. Synojmë që të bëhemi një ekip me vetëbesim dhe të rrisim nivelin e lojës, që të bëhemi më të mirë”, u shpreh Brdaric.
KOHA JONË SONDAZH

