Bresciano, nga fushat e futbollit në Seria A në fushat… me kanabis

Pasi vari këpucët në gozhdë në vitin 2015, Mark Bresciano është larguar përgjithmonë nga bota e futbollit. Ish-mesfushori i Empolit, Parmës, Palermos dhe Lazios, i cili ka filluar një jetë të dytë, në një industri të re.

“Futbollin mundohem ta ndjek përmes televizorit, por jo më me top në këmbë. Tani kam investuar në pasuri të patundshme dhe kujdesem për rritjen e marihuanës për qëllime mjekësore. Në italisht i thonë kanabis. Ky projekt më jep nxitje për jetën. Ngrihem herët çdo ditë, puna që bëj më gëzon.

Futbollisti më i mirë? Për fat të keq, ne nuk kemi luajtur shumë së bashku, por them Fabio Cannavaro. Ai ishte gjithmonë me “një mijë në orë”. Stërvitej përditë me të njëjtin intensitet, me të cilin do të përgatitej për një finale të Kupës së Botës”, deklaroi Bresciano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?