FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Briken Çalja optimist një ditë para garimit: Kam besim për një rezultat historik!

Briken Calja është ndoshta shpresa e vetme për Shqipërinë për të marrë një medalje olimpike nga 9 sportistët që marrin pjesë në Tokyo 2020. Mesditën e nesërme peshëngritësi zbret në pedanë dhe garon në peshën deri në 73kg.

Ai ka postuar një shkrim përkrah një video në Facebook, ku njofton orën e garës dhe premton maksimumin për të sjellë një medalje, që do ishte e para në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdhi dita që kam shumë vite që e pres!  Nesër në orën 12:45 ju ftoj të gjithëve të më ndiqni në Olimpiadën e Tokio 2020 ku do të garoj në peshën deri në 73 kg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam jashtëzakonisht i qartë dhe i palëkundur në mendje se çfarë kërkoj nga kjo sfidë. Ndjej se pas vetes sime kam miliona zemra kuq e zi që më përkrahin dhe kjo do të jetë forca ime më e madhe dhe për të nderuar vlerat e Shqipërisë në botë jam gati të derdh gjak dhe djersë.

Kam marrë qindra mesazhe nga shqiptarë anembanë botës këto ditë dhe akoma më shumë më shtohet besimi dhe forca drejt një suksesi në këtë garë. Shihemi nesër dhe me besimin në Zot me vete shpresojmë që të kapim një rezultat historik!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?