FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Broja mund të vishet bardhezi këtë sezon, vjen propozimi nga Seria A

Armando Broja firmosi gjatë kësaj vere një kontratë të re për 5 sezone me Chelsea-n pas rikthimit nga huazimi. Sulmuesi shqiptar deri më tani ka bërë një paraqitje fantastike në ndeshjet para sezonit të ri, duke shënuar edhe gola. Gjithsesi kjo duket se nuk ka mjaftuar për të bindur trajnerin Thomas Tuchel.

Strategu gjerman nuk e përfshiu në miqësoren e fundit ndaj Arsenalit. Kjo ka bërë që Broja të mendojë sërish një destinacion të ri për të ardhmen e tij. Gazetari italian fabriko Romano, raporton se së fundmi ka dalë në skenë edhe pista për një huazim te Udinese.

Sulmuesi shqiptar mund të shfrytëzojë këtë mundësi për të luajtur në vazhdimësi në Seria A dhe për t’i treguar Bluve të Londrës se po gabojnë sërish që po e lënë të lirë. Sezonin e kaluar Broja shënoi 11 gola në 34 ndeshje me Vitesse, edhe pse në fakt luajti vetëm 24 nga minuta e parë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?