FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Broja ndalet në momentin më të mirë, do të mungojë këtë fundjavë

Armando Broja ndalet në momentin e tij të karrierës. Pasi shënoi dy gola, në po kaq sfida radhazi si titullar te Southampton, sulmuesi i kombëtares shqiptar nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hasenhuttl për transfertën e nesërme ndaj Ëatford.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë strateg austriak i “shenjtorëve”, që në konferencën për shtyp para ndeshjes deklaroi se 20-vjeçari nuk do të udhëtojë me skuadrën në transfertën ndaj Ëatfordit, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

“Ai dëmtoi kyçin e këmbës kur shënoi ndaj Burnley-t dhe nuk është rikuperuar ende, ndaj nuk do të udhëtojë me skuadrën nesër. Më vjen keq që ndalet në këtë moment, pasi ishte në formë të mirë fizike dhe mbi të gjitha mendore, megjithatë besoj që ky pushim, do ta ndihmojë të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Hasenhuttl.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?