Brozovic-Vecino janë dy maratonomakët e Interit, asnjë si ata në Champions
Dy ndeshje dhe vetëm 180 minuta nuk mund të jenë të mjaftueshme për të dalë në një përfundim të qartë për një futbollist, por të dhënat sigurisht që nuk mund të kalohen pa vënë re. Sipas të dhënave të publikuar nga UEFA, në dy ndeshjet e para dy futbollistët e Interit, Marcelo Brozovic dhe Matias Vecino, janë dy futbollistët që kanë bërë më shumë kilometra në këtë kompeticion me 25.1 dh 24.1. Një e dhënë shumë interesante që tregon për forcën e zikaltërve në repartin e mesfushës, duke i dhuruar 6 pikë.
Brozovic në fakt nuk është kryesues jo vetëm në Champions, por edhe në kampionatin italian, duke pasur mesataren më të mirë me 11.88 kilometra për ndeshje, duke ndarë vendin e parë me Leon Stulac të Parmës. Pas tyre sërish është Matias Vecino me 11 kilometra për ndeshjes. Jo vetëm vendimtar në regji dhe gola: Brozovic dhe Vecino kanë shumë për të dhënë për ekipin e Luciano Spalletti-t. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

