Buffon apo Casillas, UEFA kërkon mendimin e tifozëve. Për spanjollin nuk ka dyshime…

Faqja zyrtare e “Uefa Champions League” në Twitter ka kujtuar sot dy nga portierët më të mirë të këtij kompeticioni. Në një postim janë treguar arritjet e dy gardianëve që frymëzuan talentet e rinj ndër vite, si Buffon dhe Casillas, të cilët plotësisht e kanë merituar të quhen “legjenda”.

Në këtë postim më pas është kërkuar mendimi i tifozëve për të zgjedhur më të mirin.

Spanjolli Casillas ka bërë historinë me mbretërorët e Realit duke fituar tre trofe “Championsi”, por mbi të gjitha ka qenë aty për të shpëtuar portën sa e sa herë, edhe në rastet kur nuk është fituar titulli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Buffon nuk e ka fituar asnjëherë, por vlerat e tij janë të padiskutueshme, e për këtë arsye UEFA e cilëson si një nga fenomenet që ka frymëzuar këtë sport. Pavarësisht se në shumë raste ka shkuar deri në finale, por pa arritur t’a ketë këtë trofe.
etyhtyvuj87
Përsa i përket portierit më të mirë, kanë menduar vetë protagonistët. Me Casillas që i drejtohet Buffon: “Bufon çfarë mendon ti? Për mua, ti je më i miri.
46y56rhy
Nuk ka munguar as përgjigjja e këtij të fundit. “Unë nuk zgjedh. Ne jemi më të mirët”, thotë Bufon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?