Buffon nuk njeh limite: Ne pension pas 10 vitesh!

Firma me kampionët në fuqi të Francës, PSG duket se e ka rilindur portierin legjendar të Juventusit, Gianluigi Buffon i cili në një intervistë për “L’Equipe” ka folur për të ardhmen e tij. Sipas tij ai do të pensionohet pas 10 viteve.

“Në vitet e fundit kam mësuar se do të ishte gabim të vendosja një kufi. Në moshën 32 vjeçare isha duke menduar të dilja në pension në moshën 35 vjeçare. Më pas, disa rrethana më shtynë të vazhdoja. Unë thashë me vete: ‘Mjaft kur të jem 38, por kur mbusha 38 vjeç kam menduar se do të ndalem kur të jem 40. Sot unë jam ende këtu, mund të ndalem për gjashtë muaj, një vit apo dhjetë. Nuk e di.

“Dua që të jeton çdo emocion në këtë jetë.  Duhet të dini se si ta pranoni se ka faza të ndryshme të jetës. Unë e di që do të vijë koha, por nuk do të jetë një surprizë, dhe unë gjithashtu e di se gjithçka do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që ka qenë deri tani“, përfundoi Buffon.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSG është skuadra e tij e tretë në karrierën e Buffon, pas aktivizimit me Parmën dhe Juventusin. Gjatë karrierës së tij, italiani ka fituar thuajse gjithçka në nivel ekipor por “asgjë” në atë personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?