FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Buffon zbulon tre skuadrat favorite për të fituar Champions League

Gianluigi Buffon vijon të ëndërrojë fitimin e Champions League, trofeu i vetëm që mungon në arkivën e tij. Portieri i PSG sfidon sonte Liverpoolin në ndeshjen që do të vendosë shumë për kualifikimin për në fazën tjetër.

“Gardiani” italian fillimisht komentoi skuadrat që sipas tij janë favorit për ta fituar trofeun me “veshë të mëdhenj”.

“Këtë sezon në Champions League shoh favorit Barcelonën, Juventusin dhe Manchester City-in. Liverpooli ka gjithashtu shumë shanse, mjafton të mos harrojmë finalen e sezonit të kaluar ndaj Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht që ëndrra ime mbetet fitimi i Champions League. Sezonin e kaluar mendoja se ishte shansi i fundit, por tani kam edhe një”, deklaroi Buffon në një deklaratë të dhënë për “The Mirror”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Buffon ka humbur dy finale në sezonet e fundit me Juventusin, ndërkohë që më parë u mund dhe nga Milani në vitin 2014. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?