FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bufon befason në reagimin për gjyqtarin Oliver: Dy ditë më pas do ta kisha përqafuar!

Xhanluixhi Bufon ndjen keqardhje për sjelljen në fundin e ndeshjes së kthimit ndaj Realit, kur ofendoi gjyqtarin Majkëll Oliver. Legjenda e futbollit italian ishte shumë i ashpër pas dhënies së penalltisë për madrilenët, duke u shprehur: “Arbitri ka një kosh plehrash në vend të zemrës”. Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën sotme, ai ka kërkuar ndjesë për sjelljen e tij.

“Ajo që thashë jashtë fushe është e qartë se ishte shumë dhe më vjen shumë keq. Në 23 vitet e mia në Champions nuk u përjashtova, apo u sanksionova asnjëherë. Gjithmonë isha i sjellshëm dhe i saktë. Ishte një situatë e veçantë, Bufon i asaj nate nuk mund të thoshte diçka ndryshe.

Pas disa ditësh u ndjeva keq që e ofendova gjyqtarin, i cili është një qenie njerëzore dhe mund të gabojë. Nëse do ta kisha parë dy ditë më vonë, do ta kisha përqafuar, nuk do të kisha kurrë një ndjenjë të keqe. Por, unë ende e kam idenë time për atë momen”, u shpreh Bufon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?