“Bufon do të jetë Moxhi i ri i Juventusit”, fjalët e thëna nga … Moxhi

Pas fjalëve të Bufon në konferencën e sotme për shtyp, mbetet vetëm që ai të luajë ndeshjen e fundit me Juventusin. Ai la të hapur fillimin e një aventure të re jashtë vendit. Lidhur me largimin e tij ka folur edhe Luçiano Moxhi, i cili thekson se e ardhmja e Bufonit është në klubin bardhezi, si drejtues.

“Bufon po e lë futbollin e luajtur dhe e ardhmja e tij është në strukturat drejtuese të klubit bardhezi. Karizma dhe personaliteti që ai ka krijuar, do ta bëjnë atë patjetër një drejtues të suksesshëm, pasi është edhe një njohës shumë i mirë i futbollit.

Bufon ka përpara një të ardhme të ndritur, do të jetë Moxhi i ri, me perspektivën për t’u bërë edhe zëvendës-president. Më pas, në të ardhmen mund të jetë edhe njeriu i duhur për të drejtuar Federatën e Italisë. Bufon ka të gjitha kapacitetet për ta rilindur futbollin italian”, tha Luçiano Moxhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?