Bufon i thotë lamtumirë mes lotësh Juventusit pas 17 vitesh: Mund të mos tërhiqem!
Vjen momenti i së vërtetës në shtëpinë e Juventusit. Xhanluixhi Bufon ka vendosur që të thotë “mjaft”, dhe do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit me fanellën bardhezi.
“Dua të falënderoj presidentin, që pavarësisht rolit institucional të tijin, ne kemi pasur diçka më shumë. Kemi ndarë vlerat e miqësisë, të ndershmërisë dhe të besnikërisë. Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me Juventusin. Nëse jam akoma këtu në moshën 40-vjeçare, kjo ka ndodhur vetëm falë Juventus, që mori një talent të jashtëzakonshëm në 2001-in dhe e ktheu në kampion.
Deri 15 ditë më parë kisha vendosur që të ndaloja së luajturi, por tashmë, kam marrë disa propozime shumë stimuluese. Më e rëndësishmja erdhi nga Andrea Anjeli, dhe pas këtyre ditëve plot emocione, javën e ardhshme, do të marrë vendimin përfundimtar.
Çfarë do të bëj? Të shtunën do të luaj dhe kjo është e vetmja gjë e sigurt. Kam një marrëdhënie unike me presidentin dhe ai e di se çfarë po ndodh rreth meje. Është një këshilltar nga i cili nuk dua të heq dorë. Deri para 15 ditësh dihej se do të tërhiqesha, por tani kanë ardhur disa oferta stimuluese brenda dhe jashtë fushës”, u shpreh Bufon.
KOHA JONË SONDAZH

