Bushi: I kam marrë masat për të përballuar nesër Spanjën
Të enjten në “Selman Stërmasi do të luhet ndeshja zyrtare eliminatore e skuadrës kombëtare U-21 ndaj përfaqësueses së Spanjës, e parafundit për ndeshjet në grupe. Gjatë këtyre ditëve skuadra ka zhvilluar seancat stërvitore, teksa përballë nesër do të ketë një kundërshtar shumë të vështirë, dhe që është kryesues i grupit, sikundër edhe Spanja Përpara gazetarëve, trajneri i skuadrës, Alban Bushi, për këtë ballafaqim theksoi:
“I vlerësojmë maksimalisht këto dy sfida. Kemi punuar gjatë këtyre ditëve. Spanjën e njohim, dhe dihet për potencialet e saj në sulm. Për ndeshjen e nesërme kemi vendosur në momentet e volitshme të sulmojmë, por duke patur shumë kujdes prapa, pasi dihen edhe resurset e skuadrës spanjolle, e cila menjëherë merr ofensivën. Jemi munduar të bëjmë modifikimet e duhura në aspektin difensiv. Problemi i mbrojtjes është një çështje që vijon të mbetet shqetësuese.
Dhe nuk është vetëm problem për ekipin kombëtar U-21, por edhe për ekipin e parë. Sidoqoftë kemi marrë masat e duhura respektive në mënyrë që të përballojmë sa më mirë një kundërshtar të fortë si Spanja. Jemi të prirur që këto dy ndeshje të fundit eliminatore, të bëjmë më të mirën tonë, dhe të marrim maksimumin e mundshëm. Gjithmonë duke treguar kujdes dhe duke patur përqendrimin e duhur deri në fund të takimit”, deklaroi Bushi.
KOHA JONË SONDAZH

