FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushi largon Durmishajn, për miqësoren me Italinë thërret Ronaldon

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga tekniku Alban Bushi do të përballet nesër me Italinë, një ndeshje miqësore e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:30 në Cagliari. Ky është takimi i dytë pas humbjes me Spanjën javën e kaluar.

Bushi në vigjilje të kësaj miqësoreje e cila do ti shërbejë në formimin e grupit për sezonin tjetër eliminator, ka vendosur të mos grumbullojë Durmishajn që aktivizohet në radhët e Panionisit në Greqi, për shkak të një dëmtimi. Lojtari që është thirrur për ta zëvendësuar është Ronaldo Ndreu, që aktivizohet në radhët e VFB Trebbin në Gjermani.

Por Durmishaj nuk është i sakrifikuari i vetëm, pasi trajneri Bushi pas ndeshjes me Spanjën ka vendosur të lërë të lirë edhe futbollistin Emir Sahiti, në mënyrë që ti bashkëngjitet skuadrës së tij në Kroaci Hajduk Split II dhe për t’i dhënë mundësi lojtarëve të tjerë të testohen gjatë miqësores me Italinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?