Bushi optimist për U 21: Do të isha i kënaqur me barazimin ndaj Turqisë

Alban Bushi doli sot në konferencë për mediat, në prag të ndeshjeve ndaj Turqisë dhe Andorrës me skuadrën e 21-vjeçarëve. Strategu i njohur ka shprehur besimin për rezultate pozitive.

“Do të luajmë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Turqia dhe më pas udhëtojmë drejt Andorrës. Presioni është mbi ta, pasi e kanë detyrim fitoren duke qenë se janë favoritë. Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, edhe pse kemi mungesa të rëndësishme si Selmani apo Hebaj.

Do të firmosja për barazimin, pasi do të ishte rezultat pozitiv. Nëse fitojmë, do të ishte super. Nuk duhet të futem në presion, por të luajmë futboll sulmues dhe të bukur. Djemtë nuk duhet të demoralizohen dhe nëse humbim, pasi ne nuk kemi si objektiv vendin e parë, apo të dytë. Nëse humbim të paktën ta bëjmë me futboll dhe ta bëjmë kundërshtarin të vuajë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni? Me U-20 nuk bëmë mirë. Lojtarët që kemi menduar për formacion nuk i përgjigjen skemës që kishim menduar kështu që do të ndryshojmë skemë. Do kemi 1-2 ndryshime në formacion. Këtë herë do të bëjmë 5 ndërrime, pasi mund të ndryshojmë më shumë lojtarë dhe jemi më të freskët gjatë lojës”, deklaroi Bushi në konferencën për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?