Bushiç: Jemi gati për të sfiduar Skënderbeun për vendin e parë
Tomislav Bushiç ishte heroi i Flamurtarit sot në fitoren minimale ndaj Luftëtarit në transfertë. Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, ai është shprehur se po kalon një formë shumë të mirë.
“Edhe në fillim të sezonit luajmë për të shkuar lart. Tani profesor Daja ndryshoi sistem loje, kërkon lojë me qarkullim, jemi ekip i ri, do të vijnë shumë të rinj, presim Kale, Torasa e Danilon, kemi dy javë për të punuar më mirë dhe shpresoj këtë vit të jemi më lart.
Unë kam shumë respekt për Danilon, jam kënaqur që ai u kthye dhe presim në formë edhe lojtarët e tjerë njëlloj edhe Torasën e Kalen.
Unë nuk jam në formë 100%, nuk jam me ritëm ndeshjeje. Jemi vonuar shumë në fazë përgatitore, tani kapëm ritmin. Tani kemi dy javë për të punuar dhe të bëhemi gati për derbin me Skënderbeun për vendin e parë”, u shpreh Bushiç.
KOHA JONË SONDAZH

