Butragenjo i trembet Juves: Ndeshje historike, tre vite më parë na eliminuan
Pas shortit të Champions League, drejtuesi i njohur i Reali, Emil Butragueno ka komentuar “fatin” që vendosën goglat e hedhura në Nion.
“Juventus është një ekip i madh, të gjithë e dimë, dhe këtë gjë e tregoi edhe ndaj Totenhemit, pasi e kaloi të gjitha vështirësitë që ju shfaqën. Ka mentalitet fituesi, dhe do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Do të jenë dy ndeshje të bukura për tifozët.
Të shohim çfarë do të ndodhë, do të bëjmë maksimumin për të eliminuar Juventusin, që ka shumë futbollistë me eksperiencë, dhe që luajnë në nivele të larta. Duhet të jemi ë vëmendshëm në të gjitha detajet, por kemi një ekip që përgjigje mjaft mirë në momentet më kritike. Jemi dy skuadra historike në këtë nivel, dhe shpresoj që të jetë një festë.
Finalja e Kardifit? Tre sezone sezone më parë gjërat shkuan ndryshe, dhe kjo konfirmon se diferencën duhet ta bëjnë detajet”, ka thënë Butragenjo pas shortit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

