“Buzëqesh” Allegri, Higuain i gatshëm për Tottenham-in, Mandzukiç mbetet në dyshim

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain pritet të jetë i gatshëm për takimin e kthimit ndaj Tottenham Hotspur.

Higuain vuan nga një dëmtim në kyçin e këmbës, por ai është stërvitur rregullisht me shokët e tjerë të skuadrës, prandaj është e mundshme që “El Pipita” të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit.

Në dyshim për këtë takim është kroati, Mario Mandzukic që  është trajnuar veçmas nga pjesa tjetër e ekipit.

Gjithashtu, në dyshim është dhe prania e Mattia De Sciglio, ndërsa Federico Bernardeschi dhe Juan Cuadrado janë mungesa të sigurta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Higuain dhe Mandzukic nuk janë gati të startojnë, atëherë Juventusi pritet të përdorë një formacion 4-3-3 kundër Tottenhamit me Douglas Costa dhe Alex Sandro në krahët e sulmin, në mbështetje të Dybalas si ‘9-sh’ fals.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?