FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Buzëqesh” Guardiola, ylli i skuadrës rikthehet para kohe në stërvitje

Kevin De Bruyne është rikthyer në stërvitje ditën e hënë. Ylli i Belgjikës nuk ka luajtur që prej fitores ndaj Arsenal në javën e parë të sezonit, pas një dëmtimi të pësuar në gju. Megjithëse në fillim u përfol se do të mungonte për tre muaj pasi dëmtoi ligamentin kolateral të gjurit, ai është rikthyer vetëm shtatë javë më vonë.

Mesfushori nuk pritej të rikthehej përpara nëntorit, por tani ai mund të zbresë në fushë përpara pushimit të ndeshjeve kombëtare. De Bruyne me shumë mundësi nuk do të luajë në Champions, por mund të aktivizohet në ndeshjen e fundjavës ndaj Liverpool në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?