“Buzëqesh” Reali, Mbappe është gati për El Clasicon ndaj Barcelonës

File photo dated 04-11-2025 of Real Madrid's Kylian Mbappe believes Real Madrid fans have been right to boo the team lately but said they are wrong to single out individual players as they look ahead to Tuesday’s Champions League clash with his former club Monaco. Issue date: Monday 19th Janauary, 2026.

La Liga praktikisht është e mbyllur, në një kohë kur diferenca prej 9 pikësh mes Barcelonës dhe Real Madrid konsiderohet shumë e madhe 5 java përpara fundit të sezonit. Matematikisht, Barça mund të festojë titullin në javën e 35-të, në ”El Clasicon” përballë Real Madrid, ky do të ishte skenari perfekt për ekipin e Hansi Flick, por Reali do të bëjë gjithçka për të shtyrë sa të mundet këtë festë, ose të paktën të mos festojnë në “El Clasico”.

Lajmi i mirë për Arbeloa-n është fakti se dëmtimi i Kylian Mbappe nuk ka rezultuar aq i rëndë sa mendohej, madje sulmuesi francez mund të jetë në fushë për sfidën kundër Real Madrid në program për t’u zhvilluar më 10 maj. E sigurt është se Mbappe humbet sfidën e radhës, atë kundër Espanyol.

Në të njëjtën kohë, në Madrid vijon puna për të ndërtuar sezonin e ri. Shanset që Arbeloa të konfirmohet janë thuajse zero pasi presidenti Perez po punon për të gjetur një trajner të ri. Në Spanjë, mediat bëjnë me dije se presidenti Perez është njoftuar zyrtarisht mbi dëshirën e Jose Mourinho-s për t’u rikthyer edhe një herë në Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?