Bylisi i shënon 4 gola Besës dhe shpallet kampione e grupit B
Bylisi luajti sfidën e fundit në grupin B të Kategorisë së Parë, teksa fitoi pastër me shifrat 4-0 ndaj Besës në shtëpi. Teksa e kishte siguruar më parë ngjitjen, ky takim ishte festë për ballshiotët, ku edhe drejtuesit e klubit kishin përgatitur një atmosferë speciale, për të festuar ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin tjetër.
Për sa i përket ndeshjes, golat u shënuan nga tre në pjesën e parë, dy nga Guindo në minutat 2 dhe 28, si dhe Eri Lamçja në minutën e 11-të. Golin e “pokerit” e shënoi Ardit Peposhi në minutën e 47-të.
Bylisi është kështu fituesi i grupit B, dhe bashkë me Vllazninë, do të ngjiten sezonin tjetër për në Superiore. Ndërkohë, të dy klubet do të luajnë edhe finalen e Kategorisë së Parë mes tyre, për të përcaktuar ekipin fitues.





KOHA JONË SONDAZH

