Bylisi kampion i Kategorisë së Parë, mposht Vllazninë në finale
Vllaznia pati një ecuri shumë pozitive këtë sezon duke siguruar ngjitjen në Superiore, por në fund kampion në Kategorinë e Parë është shpallur Bylis.Në ndeshjen finale të zhvilluar këtë të enjte në stadiumin “Niko Dovana”, ballshiotët triumfuan 1-3 ndaj shkodranëve.

Edhe pse Vllaznia kaloi e para në avantazh me Ignat vetëm pas 17 minutave lojë, Bylisi arriti të përmbysë gjithçka, madje me 3 gola. Barazimi erdhi 3 minuta pas nisjes së pjesës së dytë me golin e Bej, ndërsa Bajrami shënoi edhe golin e avantazhit në minutën e 61-të. Ndërkohë rezultati u vendos në 1-3 në fundin e ndeshjes me golin Ujkës, Bylisi u shpall kampion.

KOHA JONË SONDAZH

