Bylykbashi: Partizani nuk ka një lojtar si unë dhe i mungon lideri

Disa orë para startit të derbit të kryeqytetit, Dorian Bylykbashi, ish-kapiten i Partizanit ka folur për mikrofonët e “Supersport”, duke u shprehur se çdo derbi ka të veçantat e veta, ndërkohë që pranon se ende nuk ka parë një futbollist, që mund t’i ngjajë atij.

“Kur je tifoz i Partizanit ke emocion të veçantë që në fillim të javës së derbit. Përgatitjet janë 100%. Kur zbret në fushë emocionet rriten shumë më shumë. Derbi nuk është vetëm një ndeshje, pasi nuk janë vetëm 3 por janë 6 pikë. Trajnerët duhet të lirojnë ekipin nga presioni dhe futbollistët duhet të jenë mirë nga ana psikologjike për të fituar. Dy tifozeritë më të mira në Shqipëri kërkojnë të fitojnë ndeshjen edhe nëse luajnë keq. Unë e përgatisja derbin si çdo ndeshje tjetër, pasi çdo takim ka rëndësinë e vet dhe secili vlen 3 pikë.

Derbi më i veçantë? Ndeshja më e veçantë për mua ka qenë derbi që përfundoi 3-3. Ishim 3-1 për Tiranën dhe barazuam 3-3, një takim që i kishte të gjitha. Atë kohë ne kishim shumë brazilianë, ndërsa Tirana ka pasur Rrakllin, Nevilin, Devin. Ka qenë ndeshje me shumë emocion. Të shënosh në derbi është më e veçantë se në takimet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet e ekipit aktual të të kuqve? Partizani aktual nuk ka një lider, por një grup kompakt dhe të gjithë bëjnë pjesën që iu takon. Partizani hyn në çdo kampionat për të fituar titullin. Duke dhënë maksimumin, mund të fitohet titulli i munguar. Nuk bëhen krahasime me vitet pasi çdo ekip ka veçoritë e veta dhe bukuritë e veta. Nuk krahasohet Bylykbashi para 15 vitesh me skuadrën sot. E rëndësishme është që të jepet maksimumi. Ende nuk kam parë një futbollist me karakteristika të ngjashme si unë. Mendoj por ende nuk ka një fantazist 10-sh siç kam qenë unë”, deklaroi Bylkykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?