FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cafu: Ronaldo është më i miri në botë, do të ambientohet shpejt

Ish-mbrojtësi i Roma-s dhe Milan-it, Cafu është i bindur se Cistiano Ronaldo do të arrijë më së miri që të promovojë futbollin italian. Braziliani i cili ka luajtur për disa sezone në Itali është i bindur se portugezi do të shkëlqejë.

“Vuan pak në Serie A, sepse kampionati italian është shumë i komplikuar në dallim nga La Liga, si nga vlera e skuadrave ashtu dhe nga kontakti fizik. Ronaldo është përherë Ronaldo. Është lojtari më i mirë në botë dhe qartësisht i duhet pak kohë sa të ambientohet me Serie A.

Kur isha më i ri, mbaj mend që të gjithë donin të luanin në Serie A për fanellën e Roma-s, Milan-it, Lazio-s, Juventus-it, Sampdoria-s, Napoli-t. Tashmë ky kampionat është bërë më pak konkurrues në dallim me La Liga-n apo Premier League-n, por duhet që të kthehet në kampionatin që të gjithë njohim. Dhe Cristiano Ronaldo mund të japë ndihmesë në këtë drejtim”, deklaroi Cafu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?