Calhanoglu dëmtohet në stërvitje te Milani, largohet me paterica

Nuk ka vetëm lajme të mira për Milanin, që e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin me 4 fitore në 4 ndeshje. E fundit kundër Interit në derbin e Madoninës.  Hakan Calhanoglu është dëmtuar dhe për rrjedhojë nuk do të mund të japë kontribut në takimin e Europa League-s përballë Celtic Glasgoë-t.

Mesfushori turk ka dëmtuar kyçin e këmbës në stërvitje dhe për këtë arsye, për shkak të ndrydhjes së mundshme, s’mund të grumbullohet nga Pioli për ndeshjen e parë të grupeve, në Skoci, kundër Celtic.

Duhet të kryhen testet mjekësore për të kuptuar më qartë se sa kohë do t’i duhet futbollistit për t’u riaftësuar plotësisht. Një problem jo i vogël për Milanin, duke pasur parasysh që me Piolin ish-mesfushori i Bayer Leverkusenit është bërë një njeri i domosdoshëm, si shkatërrues, golashënues dhe asistues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Calhanoglu u largua nga stërvitja e Milanit me paterica, prandaj tifozët, shokët e skuadrës dhe klubi sigurisht nuk janë shumë optimistë në lidhje me kohën e rikuperimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?