Çalja në pritje të shpërblimit pas medaljeve që solli nga Gjeorgjia

Edhe pse me 5 medalje europiane, shumica prej tyre të arta, Federata e Peshëngritjes mbetet shumë larg vlerësimeve financiare por edhe sa i përket vëmendjes nga Ministria e Sporteve.

Thuajse një muaj nga përfundimi i garës së peshëngritësve shqiptar nga Europiani i fundit në Gjeorgji, që nënkupton edhe përfundimin e periudhës së pritjes së analizave të dopingut, ende për asnjë peshëngritës medalist, por as për federatën s’ka asnjë falenderim për ngritjen e flamurit jo më përfitimin e shpërblimeve për ato medalje.

Kjo periudhë tashmë duket të jetë shndërruar në rutinë ashtu si edhe medaljet e fituara për kampionin e Europës, Briken Çalja. Për të janë konfirmuar edhe pikët olimpike në bazë të paraqitjes së tij në aktivitetet e fundit madhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë për nder të tij dhe ekipit të ekipit të Shtërmenit, nga më të suksesshmit në sportin e peshëngritjes, në qytetin e Cërrikut federata zhvilloi kampionatin e të rinjve. Për t’u theksuar ishte pjesëmarrja në rritje e të rinjve dhe sportisteve femra. Kampionati i ardhshëm madhor për peshëngritjen shqiptare do të jetë kampionati botëror, si i fundit për grumbullim pikësh për Olimpiadën e vitit të ardhshëm. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?