Carrick vlerëson Ronaldon: Në ndeshjet e mëdha ekzaltohet!
Michael Carrick është ekzaltuar nga Cristiano Ronaldo pas goli të djeshëm ndaj Villareal, që i siguroi kualifikimin Djajve të Kuq për në turin tjetër. Strategu i përkohshëm i United ka vlerësuar maksimalisht portugezin.
“Nuk mendoj se ka shumë për të thënë, pasi është thënë shpesh përgjatë viteve. Në ndeshjet e mëdha, në momentet më vendimtare, është gjithmonë i pranishëm, ekzaltohet.
Kur ka nevojë për një gol, duhet të besosh te ai. Është tepër i ftohtë kur i jepet një rast, nuk fal. Kjo është dhurata e tij. E quaj dhuratë pasi ka punuar shumë për të qenë ky që është. Jam i lumtur që është me ne”, deklaroi Carrick. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

