Casemiro i jep lamtumirën mes lotësh Realit: Do rikthehem sërish, ky klub më dha shumë

Casemiro ka përshëndetur Real Madridin për t’u transferuar te Manchester United. Pas nëntë vitesh në fanellën merengues, mesfushori brazilian foli nga Bernabeu për t’i dhënë zyrtarisht lamtumirën klubit me të cilin bëri historinë. Ai u shfaq shumë i emocionuar, ku nuk munguan as lotët.

“Kur u largova nga Sao Paulo e kisha shumë të qartë se do të luaja në ekipin e parë të Real Madridit. Në Madrid kam ndërtuar jetën time, familjen time. Kam fituar shumë tituj, por më e rëndësishmja ishte se stërvitesha çdo ditë te Reali.

Me Modric dhe Kroos kemi arritur rezultate të shkëlqyera, kam shijuar futbollin dhe një ditë do të kthehem patjetër në këtë klub për të kthyer gjithë dashurinë që kam marrë dhe të vazhdoj që të jap ndihmën time”, tha Casemiro. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?