Casemiro prezantohet te United: Ndihem si 18 vjeç, mezi pres të nis këtë ëndërr

Casemiro ka bërë më në fund prezantimin zyrtar si futbollist i Manchester United. Futbollisti brazilian bëri lëvizjen e bujshme nga Real Madridi te Djajtë e Kuq për shifrën e 60 milionë eurove, plus 10 të tjera që mund të jepen në formë bonusesh. Në prezantimin zyrtar, Casemiro është shfaqur shumë i lumtur për aventurën e re.

“Unë ndihem si një 18-vjeçar, kam firmosur për një nga klubet më të mëdha në Angli dhe jo vetëm. Mezi po pres që të nis këtë aventurë, Premier League është një ëndërr, një kampionat i mrekullueshëm. Këtu ndjehet respekti mes tifozëve dhe lojtarëve, lojtarëve dhe arbitrave, pasioni i njerëzve. Në çdo qytet ndjehet aromë futbolli dhe kjo pasqyrohet në atmosferën që krijohet në stadiume.

Mendoj se tashmë jam një futbollist me eksperiencë, por më pëlqen të punoj shumë. Jam një lojtar që jap gjithçka në fushë dhe stërvitje. Unë nuk dua të kthehem në shtëpi pa e ditur se kam dhënë maksimumin, kjo është filozofia ime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anglishtja? Gruaja ime flet anglisht, ndërsa vajza shtatëvjeçare dhe djali gjashtëvjeçar e flasin këtë gjuhë më mirë se unë. Më vjen keq për tifozët e United, por ende duhet të studioj shumë anglisht. Dua ta mësoj sa më shpejt në mënyrë që të njoh kulturën e vendit dhe të komunikoj me shokët e skuadrës dhe stafin. Dua të tregoj se jam një prej tyre”, tha Casemiro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?