FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cassano befason sërish, tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur

Antonio Casanno ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga futbolli. Pasi gjeti sërish një skuadër Virtus Entellan dhe filloi të stërvitet rregullisht, ish-sulmuesi i kombëtares italiane ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Lajmin për të lënë futbollin Cassano e ka shkruar në një letër të cilën ua ka dërguar miqve të tij më të ngushtë dhe njëri prej tyre është edhe gazetari sportiv italian Pierluigi Pardo i cili nuk ka nguruar për ta bërë atë publike.

Ndër të tjerë në letrën e tij ish sulmuesi i Romës, Milanit dhe Interit thekson se për momentin ka prioritete të tjera në jetë dhe e ka të pamundur të stërvitet ditë pas dite, duke falënderuar njëkohësisht drejtuesit e Virtus Entellas për mundësinë që i dhanë dhe duke i uruar fat klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?