Cassano: Interi duhet të shesë gjithë ekipin për të blerë Messin
Antonio Cassano shquhet për batutat e tij në emisionet televizive. Ish-sulmuesi i Interit së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “tiki Taka”, ku ka dhënë një mendim në lidhje me një transferim të mundshëm të Messit tek Interi në të ardhmen.
“I kam vënë emrin djalit Lionel, në nder të Messit. Uroj që të vijë tek Interi, por problemi është se do të duhej shitur e gjithë skuadra për ta bërë një gjë të tillë.
Sipas meje, Interi ka bërë një merkato të mirë, por nëse nuk shënon Icardi, të tjerët nuk shënojnë. Nëse Ikardi është me temperaturë dy ditë, ekipi nuk shënon. A jeni të sigurt se Ibra nuk do të vijë? Ndoshta po vjen dhe kërkon një kontratë më të gjatë se 6 muaj, në këtë Serinë A aktuale do të ishte ende vendimtar.
Teknikisht, Higuain është thuajse po aq i fortë sa Suarez. E cilësoj më të fortë se Icardin, por e shoh të trishtuar. Kush t’ia japë topin te Milani, gjyshi im? Icardi është ndryshe, prek dy herë topin dhe të paktën në njërën shënon”, u shpreh Cassano.
KOHA JONË SONDAZH

