FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ceferin kundër formatit të “Euro 2020”: S’është korrekte të udhëtosh 10 mijë kilometra!

Dy ditë para finales Angli-Itali, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është shprehur se nuk mbështet formatin aktual të Kampionatit Europian, i cili këtë vit u zhvillua në disa shtete.

“Në njëfarë mënyrë nuk është korrekte që disa ekipe të bëjnë rreth 10 mijë kilometra nga një ndeshje në tjetrën, ndërsa të tjera skuadra vetëm 1 mijë kilometra.

Është shumë impenjative. Nuk është e drejtë edhe për tifozët, të cilët një ditë duhet të ishin në Romë dhe më pas në Baku të Azerbajxhanit”, ttha Ceferin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku u mor vendimi për këtë format në vitin 2012, Ceferin nuk ishte në krye të UEFA-s. Kampionati i ardhshëm Europian në vitin 2024 do të zhvillohet i gjithi në Gjermani, ndërsa për Europianin e vitit 2028 pritet të vendoset në fund të vitit 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?