Çekiç bën “namin” në Slloveni, shënon dopietë me Olimpian (VIDEO)

Endri Çekiçi nuk ka ndërmend që të ndalet në Slloveni, duke vazhduar formën e jashtëzakonshme te skuadra e Olimpija së Ljubjanës. Fantazisti i kombëtares shqiptare debutoi në mars në kampionatin slloven dhe tashmë është kthyer në një bomber të vërtet.

Në 28 prill goli i parë në kampionat, në 5 maj goli i dytë, në 11 maj i treti dhe sot, në Velenje kundër Rudarit, edhe 2 gola të tjerë, në një fitore 2-1 me përmbysje.

Dygolëshi i parë pas shumë kohësh për Çekiçin, që shkon në kuotën e 5 golave në 8 ndeshje kampionati, duke konfirmuar një ecuri të pazakontë për një mesfushor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?