Çelsi vendos për fatin e Antonio Kontes, reagon dhe mbrojtësi Kahill

Antonio Konte mbetet në krye të skuadrës së Çelsit. Skuadra londineze ka konfirmuar strategun italian duke i dhënë besim, pavarësisht humbjes së rëndë ndaj Uatfordit, e cila ishte e dyta radhazi. Presidenti Abramoviç nuk ka larguar Konten, pasi Çelsin e presin ndeshje shumë delikate: dy transferta në Mançester, dhe sfida e 1/8-ve ndaj Barcelonës.

Kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e Çelsit është Luis Enrike, me të cilin duket se kanë filluar edhe kontaktet e para. Mbrojtësi Geri Kahill ka marrë dhe përgjegjësit e tij: Jemi ne futbollistët që duhet të marrim përgjegjësitë. Trajneri ka bërë një punë fantastike”.  /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?